Krahasime mes Solskjaer dhe Klopp, statistikat tregojnë se United nuk duhet ta shkarkojë norvegjezin
Ole Gunnar Solskjaer është nën një presion të madh te Manchester United, sidomos pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Arsenalit.

Trajneri norvegjez e shijoi ndeshjen e 100-të si trajner i Djajve të Kuq në të dielën e javës që shkoi, mirëpo rezultati i la shije të hidhur.

Manchester United është aktualisht në vendin e 15-të me shtatë pikë të grumbulluara, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Klubi anglez thuhet se po e mendon shkarkimin e Solskjaerit, pasi David Moyesit, Louis van Gaalit dhe Jose Mourinhos nuk iu kishte dhënë një rast i veçantë.

Sidoqoftë, Football365 ka bërë krahasimin e statistikave për 100 ndeshje në mes të norvegjezit dhe Jurgen Kloppit si trajner i Liverpoolit dhe befasisht Solskjaer është fitues.

Solskjaer vs Klopp


Ndeshjet e zhvilluara: Solskjaer 100, Klopp: 100

Fitore: 56 – 50

Barazime: 20 – 29

Humbje: 24 – 21

Golat e shënuar: 186 – 182

Golat e pranuar: 104 – 108

Pikët (në të gjitha garat): 188 – 150

Pikë për ndeshje (në të gjitha garat): 1.88 – 1.5

Pikët në Ligën Premier: 113 – 125

Pikët për ndeshje në Ligën Premier: 1.74 – 1.81

Përqindja e fitoreve: 56% – 50%.
Shtuar më 02/11/2020, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori