Krahasimi i dy sezoneve, Milani rritet me 18 pikë, Juve dhe Inter ngadalësojnë hapin
Fundi i fazës së parë në Serie A, ndaj është koha për të bërë një vlerësim.

Me përjashtim të ndeshjes midis Juventusit dhe Napolit, që duhet të rikuperohet, të gjitha ekipet e kanë përshkuar gjysmën e rrugës, ndaj mund ta krahasojnë situatën e tyre aktuale me atë të vitit të kaluar, për të vlerësuar ndonjë përmirësim ose përkeqësim.

Ekipet që janë përmirësuar

Kryesuesi i grupit të ekipeve aktive është Milani i Stefano Pioli, i pari në renditje, i cili krahasuar me sezonin 2019-2020 arriti të merrte 18 pikë më shumë (nga 25 në 43). Rritja më e madhe pas kuqezinjve është ajo e Sassuolo, +11 pikë të çmuara (nga 19 në 30). Ky kapërcim e lejoi ekipin e De Zerbi të jetë befasia e këtij sezoni, pavarësisht disfatës në ndeshjen e fundit kundër Lazio. Emiljanët janë potencialisht të kapërcyeshëm vetëm nga Napoli i Gattuso, aktualisht i treti në këtë renditje speciale, për shkak 10 pikëve më shumë, krahasuar me kampionatin e kaluar (nga 24 në 34), por pa ndeshjen që do të rikuperojnë kundër bardhezinjve. Midis skuadrave aktive, Sampdoria është gjithashtu shumë e mirë (+7, nga 19 në 26), ndërsa Verona (nga 26 në 30) dhe Genoa (nga 14 në 20) kanë rritje me +4 pikë. Lista e ekipeve në rritje përfundon me Romën e Fonseca (+2, nga 35 në 37) dhe mbi të gjitha Atalanta e Gasperini (+1, nga 35 në 36).

Kush u përkeqësua

Në grupin e dytë, të atyre që janë përkeqësuar, ne gjejmë Parma dhe Cagliari, në vendin e parë, si në zonën e plotë të rënies, ashtu edhe me një diferencë shumë të rëndë, -15 pikë. Një vit më parë, emiljanët e mbyllën fazën e parë me 28 pikë (sot 13) dhe sardët me 29 pikë (sot 14). Pas tyre është Torino, me një trend shqetësues -13 pikë, si rezultati i vetëm 14 pikëve në renditje aktualisht (29 pikë në fund të fazës së parë të sezonit të kaluar). I ndjekur nga Juventusi, që me drejtimin e ri të Andrea Pirlo ka njohur ngadalësim serioz. Si ekip “pune në zhvillim”, “Zonja e Vjetër” ka 12 pikë më pak se një vit më parë; është larg nga 48 pikët me të cilat fitonte titullin e kampionit të dimrit (36 pikë), edhe pse ka ndeshjen kundër Napolit për ta luajtur. Skuadra e pestë në këtë renditje speciale është Lazio e Simone Inzaghi, e cila pagoi çmimin e kthimit në Champions. Ajo kaloi nga “anti-Juve” në luftën për titull janarin e kaluar, me 43 pikë, afër “zonës së Europës” tani, me 34 pikë. Lista vazhdon me Udinese (-6, nga 24 në 18), Inter (-5, nga 46 në 41) dhe Bologna (-3, nga 23 në 20).

Fiorentina është skuadra e vetme që ka bërë saktësisht të njëjtin udhëtim (21 pikë) në dy vitet e fundit, ndërsa Benevento, Spezia dhe Crotone nuk mund të llogariten siç ishin në Serie B sezonin e kaluar.

Sezon më pozitiv: Milani +18; Sassuolo +11; Napoli* +10; Sampdoria +7; Verona +4; Genova +4; Roma +2; Atalanta +1.

Sezon neutral: Fiorentina

Sezon më negativ: Parma -15; Cagliari -15; Torino -14; Juventus* -12; Lazio -9; Udineze -6; Inter -5; Bologna -3.
* Një ndeshje për ta rikuperuar. /telesport/



Shtuar më 25/01/2021, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori