Krasniqi, një hap nga Kampion Bote
Pëlqej
Albeu.com
Boksieri shqiptar në raundin e 6-të me nokaut mund amerikanin Lance Whitaker.Luan Kransiqi i janë dashur vetëm 6 raunde për të thyer amerikanin Ëhitaker. Ai u ndesh mbrëmë në orën 23.00, në sallën "Hans Martin Schleyer" të Shtutgartit, me amerikanin Lance Whitaker, për eliminatoren drejt titullit botëror të federatës WBO. Dueli Krasniqi-Whitaker është paraprirë nga një incident. Gjatë peshimit stafet e dy boksierëve janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili ka degjenuruar në sherr, aq sa Whitaker nuk ka denjuar as t'i japë dorën Krasniqit kur ky i fundit ia ka drejtuar për të bërë paqe. Dueli ka filluar i qetë në raundin e parë ku Krasniqi më shumë ka qëndruar në poziozion mbrojtjeje duke studiuar kundërshtarin. Në raundin e dytë Whitaker merr një faull për gjuatje të gabuar nën brez. Dueli është zhvilluar i ashpër. Në raundin e 4-rt përsëri Whitaker merr faull për goditje nën brez.
Por në raundin e 6-të Krasniqi gjuan me të djathtën e tij duke e rrëzuar në tapet "Malin Whitaker". Një nokaut i pastër që i jep fitoren Krasniqit dhe i hap rrugën për të sfiduar titullin botëror që mbahet nga një tjetër amerikan Lamon Brawster.
Shqiptari nga Juniku, që garon për Gjermaninë, ishte i sigurt dhe dëshironte fitimin e titullit për të realizuar synimin e tij drejt kurorës botërore, që aktualisht mbahet nga amerikani tjetër, Lamon Brewster. "Pas duelit me Whitaker-in me pret një ndeshje për titull botëror. Kjo është, natyrisht, gjëja më e rëndësishme për mua. E kam thënë gjithnjë se është ëndrra ime që ta sjell titullin botëror në Gjermani. Whitaker-i ka 18 fitore nga 24 fitoret e tij në 2 raundet e para. Ai ishte i rrezikshëm. Ai bokson në stilin amerikan. Unë nuk rashë pre e presionit dhe nuk u dorëzova për asnjë moment." Whitaker-i ishte 10 kg më shumë se Krasniqi, i cili ishte 105 kg pas peshimit, ndërsa Whitaker 115 kg.
"Ai kishte peshë më të madhe dhe i duhej më shumë oksigjen. Besoj se për të ndeshja ishte po aq e vështirë sa dhe për mua,"- ka deklaruar Krasniqi. Krasniqi është dhe më i shkurtër se Whitaker-i, por këtë ai e sheh si favor. "Boksieri më i shkurtër ka disa mundësi më shumë. Së pari, shpejtësinë. Synimi im ishte ta kaloja shpejt distancën ndaj kundërshtarit. Kjo bëri që kundërshtari të reagonte më vështirësi." Epërisa e Whitaker-it ishte pikërisht boksimi i tij i fortë në raundet e para. Këtë e ka pranuar edhe vetë Krasniqi në deklaratat para duelit.
Për duelin e mbrëmshëm, shqiptari Krasniqi ka bërë një stërvitje intenisve sa në Amerikë dhe Gjermani, sidomos 2 muajt e fundit. Kundërshtari i tij, Lance Whitaker, iu deshën 4 muaj përgatitje për ndeshjen ndaj Luan Krasniqit. Ai punoi sërish me skuadrën e trajnerëve të drejtuar nga Stacey McKinley (ish-trajneri i Mike Tyson-it) sidomos në anën e kondicionit fizik dhe teknologjisë së luftimit. Whitaker-i mbush 33 vjeç sot, një ditë pas ndeshjes dhe dhurata e Luanit për ditëlindjen e tij ishte "KO". Në javën e kaluar, trajneri i Whitaker-it, e kishte nxehur atmosferën me parashikimin se "mes raundit të dytë dhe të pestë Krasniqi do të bjerë në tapet." Por Krasniqit i pëlqen boksimi i shpejtë i Whitaker-it dhe para duelit pati deklaruar se do të ndeshej në stilin e Muhamed Aliut: "Si mund të më rrëzosh, kur nuk mund të më kapësh dot?".


Skeda personale
Emri: Luan
Mbiemri: Krasniqi
Ditëlindja: 10.05.1971
Shtatlartësia: 1.92 metra
Pesha?tip: 105 kg
Vendlindja: Junik, Kosovë
Vendbanimi: Rottweil, Gjermani
Nënshtetësia: gjermane
Gjendja civile: beqar
Idhulli në boks: Muhamed Ali, Lenoks Ljuis
Trajneri: Torsten Schmitz
Titujt: Kampion i Gjermanisë në peshën e rëndë 2001?2002, Kampion i Europës në peshën e rëndë 2002, 2004, 2005
Titujt si amator: Kampion i Gjermanisë, Kampion i Europës 1996, Nënkampion i botës 1995, medalje e bronzit në Olimpiadën e Atlantës 1996;
Ndeshjet si profesionist: 27 fitore, 1 barazim, 1 humbje.

Emri: Lance
Mbiemri: Whitaker
Ditëlindja: 29.05.1972
Shtatlartësia: 2.03 metra
Pesha: 115 kg
Vendlindja: Granada Hills, California, SHBA
Vendbanimi: Van Nuys, California SHBA
Nënshtetësia: Amerikane
Trajneri: Stacey McKinley
Nofka: Mali (Mount)
Titujt: Kampion i Botës në ËBO e NABO, Kampion i EBC për Amerikën Kontinentale;
Ndeshjet si profesionist: 29 fitore, 1 barazim, 2 humbje

nga Aida TUCI, Shekulli
Shtuar më 29/05/2005, ora 19:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori