Krasniqi nuk i duroi dot Brewsterit
Albeu.com
Shuhet ëndrra për titullin kampion bote në versionin WBO (World Boxing Organisation) e boksierit shqiptar Luan Krasniqi. Një duel që ka dhuruar emocione deri në raundin e fundit.Janë dashur 9 raunde që amerikani Brewster të mposhte Luanin shqiptar. Por pavarësisht fitores, një boksier i pabesë është treguar amerikani Brewster në duelin e mbrëmshëm ndaj Krasniqit. Strategjia e tij për të nevrikosur kosovarin Luan Krasniqi, me gjuajte të parregullta, ka dështuar.

Shumë i qetë boksieri junikas ka treguar vërtet klasin e një kampioni bote në ringun e Hamburgut. Krasniqi ka dominuar fuqishëm deri në raundin e 7-të. Në raundin e 8-të disa gjuatje të forta të Brewster, e në fund një e majtë e fortë e tij, lëkundin e Krasniqin dhe nokdauni i parë për të. Një nokdaun, që ka ndikuar në formën fizike të Krasniqit, të treguar në raundin e fundit. Në raundin e 9-të Krasniqi ka shfaqur shenja lodhjeje dhe ka boksuar krejt i pambrojtur ndaj kundërshtarit. "Fitova me një prej boksierëve më të mirë në botë,"- ka thënë në fund të duelit amerikani Lamon Brewster, duke vlerësuar paraqitjen në ring të shqiptarit Krasniqi.
Luan Krasniqi nuk e ka ndier mungesën e shqiptarëve të mërkurën mbrëma në "Color Line Arena", kur sfidoi titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist të versionit WBO (World Boxing Organisation) ndaj amerikanit Lamon Brewster. Në 16.000 vendet e "Color Line Arena" të Hamburgut kanë qenë edhe shumë shqiptarë. Shqiptarëve, largësia drejt Hamburgut prej disa qindra kilometrave thonë se i është dukur shumë e afërt, duke pasur parasysh se ata ndoqën nga afër idhullin e tyre.
Shtuar më 30/09/2005, ora 01:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori