Krasniqi prane titullit boteror ne WBO
Pëlqej
Albeu.com
Luan Krasniqi ka mposhtur në 10 raunde amerikanin David Bostice duke fituar të drejtën për të garuar për titullin kampion bote në kategorinë WBO. Boksieri kosovar ka arritur të fitojë bindshëm me pikë.Të tre gjyqtarët kanë dhënë vendimin unanim 99-91 në fund të 10 raundeve. Shqiptari e ka kontrolluar ndeshjen duke e mbajtur kundërshtarin vazhdimisht në distancë. Në raundin e 4 amerikani e kuptoi këtë duke iu afruar krasniqit vetëm me kokën ulur për të shmangur goditjet e tij. Boksieri kosovar është treguar racional në gjuajtjet e tij, për të mos shpenzuar shumë energji. Kjo fitore i jep të drejtën Krasniqit të sfidojë kampionain e botës në kategorinë WBO Sergei Liakhovic. Por ëndrra e tij mbetet ti rrëmbejë brezin e artë një tjetër kampioni bote, ukrainasit Vladimir Klickov. www.gazetastart.com
Shtuar më 30/04/2006, ora 11:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori