Kryeministri i Britanisë dhe Tottenham urojnë Leicesterin
Kryeministri i Mbretërisë së Madhe, David Cameron, ka uruar Leicester Cityn për titullin e fituar.

Në një postim në rrjetet sociale, Cameron e ka konsideruar këtë sukses të Leicesterit si të jashtëzakonshëm.

“Shumë urime për Leicesterin. Një titull jashtëzakonisht i merituar”, ka shkruar Cameron.

Leicesteri u shpall kampion, pas barazimit të Tottenhamit 2:2 me Chelsean. Ndërkohë kanë qenë dhe "Spursat" që kanë treguar Fair Play" teksa edhe ata kanë uruar "dhelprat" në Twitter "Urime për titullin kampiona Leicester", shkruhet në faqen e tyre zyrtare.
Shtuar më 03/05/2016, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori