"Krenar që mbaj veshur fanellën e Barçës"
Pëlqej
Neymar thekson se te Barcelona është i lumtur, pavarësisht se gjatë sezonit të fundit ai nuk arriti të fitonte asnjë trofe. Sulmuesi brazilian që u rikthye në stërvitje pas dëmtimit të rëndë në shpinë, ka nisur përgatitjet për të pushtuar zemrat e tifozëve katalanas pas një sezoni plot dritëhije.

"Jam shumë i kënaqur për mbështetjen që më kanë dhënë tifozët e Barcelonës në mbarë botën. Nuk e prisja aspak një gjë të tillë. E dua shumë profesionin tim dhe jam shumë krenar që bëj pjesë në një klub me histori të madhe si Barcelona. Bëj tifo për këtë skuadër dhe fakti që mbaj të veshur edhe fanellën më bën krenar", është shprehur braziliani.

Pas dëmtimit në Kupën e Botës që mund të kishte shkuar shumë më keq, Neyrmar duket se i ka hedhur pas krahëve problemet fizike. Ndërhyrja eArmeros në çerekfinalen Brazil-Kolumbi shkaktoi një frakturë në vertebrën e sulmuesit. Mjekët i dhanë fillimisht 6 javë kohë për rikuperimin por Neymar është rikthyer nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e parë të sezonit kundër Elches në datën 24 gusht në "Camp Nou". /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori