Presidenti i FIFA-s, Gianni
Infantino, ka folur për rifillimin e futbollit në një intervistë të dhënë për Sky Sport.
"Kalendari dhe kompeticionet? Mbi kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, jam i lumtur t’ju informoj si bërë progres. Duke folur me palët e ndryshme të interesuara jemi më afrë gjetjes së një zgjidhjeje të ekuilibruar", ka thënë
Infantino.
"Keni parë rekomandimet mjekësore që kemi prezantuar javën e kaluar. Parimi më i rëndësishëm është ky:
shëndeti vjen para gjithçkaje".
"
Futbolli pa tifozë? Po punojmë.
Futbolli pa spektatorë nuk është i njëjti, por duhet të kemi durim dhe të presim momentin e duhur për t’i kthyer tifozët në stadium".
"Edhe mundësia e re për të bërë pesë zëvendësime ka të njëjtin qëllim: të mbrohet
shëndeti, në këtë rast ai i
lojtarëve tanë.
Shëndeti publik duhet të mbetet prioriteti ynë, pa harruar mirëqenien e
lojtarëve, arbitrave dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në çdo aktivitet të futbollit".
"
Futbolli ka rifilluar ose është gati të rifillojë në vende të ndryshëm. Kjo na jep shpresë për të ardhmen", ka përfunduar
Infantino.
Shtuar më 06/06/2020,
ora 22:07