"Krisje" te Reali, Benzema i kërkon Mendy mos i pasoi topin Vinicius: Ai po luan kundër nesh
Televizioni francez "Telefoot" ka zbuluar një bisedë të dy futbollistëve, Karim Benzema dhe Ferland Mendy pas pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme.

Benzema i kërkon Mendyt që të mos ia pasojë Vinicius Juniorit.

"Ai bën çfarë do. Mos luaj me të, vëlla! Ai luan kundër nesh", dëgjohet duke thënë Benzema.

Klubi i Real Madridit mbrëmë barazoi me Monchengladbachin, duke konfirmuar formën jo të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Shtuar më 28/10/2020, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori