Kristal Abazaj gati për debutim, grumbullohet nga trajneri Anderlechtit
Pëlqej
Kristal Abazaj është grumbulluar me skuadrën e parë të Anderlechtit në ndeshjen ndaj Cercle Brugge e cila luhet sot.

Edhe pse nuk është nuk është planifikuar si titullar në ndeshjen e sotme, duket se trajneri Vanhaezebrouck është bindur, duke e grumbulluar 22 vjeçarin shqiptar në ekipin e parë.

Gjithsesi gjatë ndeshjes mund të ketë pak minuta për Abazajn me Anderlecht, duke bërë kështu edhe debutimin zyrtar me skuadrën belge, pas shtatë muajsh që i është bashkuar asaj. /albeu.com/

Shtuar më 16/12/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori