Kristal Abazaj kalon me sukses vizitat mjekësore tek Anderlecht
Pas ndeshjes Luftëtari-Partizani që përfundoi 2-2, Kristal Abazaj është nisur menjëherë drejt Belgjikës, për të ndjekur përballjen që ekipi i tij i ri, do të luante kundër Standart Lieg të enjten.

Ai ka kryer me sukses edhe vizitat mjekësore dhe testet fizike tek skuadra e tij e re, dhe stafi i klubit belg duket se ka mbetur i kënaqur me performancën e sulmuesit.

Përveç vizitave mjekësore, paraqitja në ekipin e ri shërbeu edhe për burokracitë rreth lejes së punësimit, një procedurë e nevojshme për të luajtur në ligat europiane. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori