Kristal Abazaj merr ofertë nga klubi belg
Kristal Abazaj duket se do të qëndrojë në kampionatin e Belgjikës. Ditë më parë, sipas asaj që raportoi "Het Nieuëesblad" shqiptari pritet të huazohet nga Anderlechti deri në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë se për Abazajn, klubi belg shpenzoi 750 mijë euro për ta blerë nga Skënderbeu. Po sipas mediave belge, duket se Lokereni është skuadra e interesuar për të dhe pritet të vij një ofertë në zyrat e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori