Kristal Abazaj rikthehet në Kategorinë Superiore
Kristal Abazaj do të kthehet të luaj në Superligën Shqiptare.

Mesfushori i avancuar do të firmosë me ekipin e Kukësit për 1 vit. Tek klubi verilindor Abazaj do të vij në formën e huazimit.

Mesfushori tropojan do të marrë një pagë prej 20 mijë eurosh në muaj ku 12000 do paguhen nga klubi i Anderlechtit dhe 8000 mijë € nga ana e Kukësit.

Abazaj përpara se të transferohej tek Anderlecht ka qenë pjesë e skuadrës së Luftëtarit në Shqipëri, me të cilën ka zhvilluar 66 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.
Shtuar më 21/08/2019, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori