Kristiano ka fatin e keq që luan në të njëjtën epokë me Mesin
Nëse do të duhej të zgjidhte mes Lionel Mesit dhe portugezit Kristiano Ronaldo, legjenda e Brazilit Luís Nazário de Lima do të pëzgjidhte Mesin si lojtarin më të mirë. Sipas brazilianit, Ronaldo ka një fat jashtëzakonisht të keq që luan në të njëtën epokë me Mesin.

“Mesi apo Kristiano Ronaldo? Unë them Mesi, pasi më duket pak më i mirë. Por dua të theksoj se Kristiano ka pasur një fat të keq të jashtëzakonshëm. Ai do të kishte qenë futbollisti më i mirë në botë në shumë epoka të tjera, por në këtë epoke ai është ndeshur me një nga më të mëdhenjtë”, tha braziliani, duke iu referuar rivalitetit mes Ronaldos dhe Mesit. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2013, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori