Kristiano Ronaldo mbetet në Mançester
Albeu.com
Ylli i Mançester Junajtedit Kristiano Ronaldo edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Mançester Junajtedit. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti në një intervistë të dhënë për gazetën portugeze Publico. Edhe pse gjatë gjithë verës emri i tij ishte i ndërlidhur me një kalimin e tij të mundshëm tek Reali i Madridit ai me këtë gjest edhe përfundimisht ka shuar shpresat e drejtuesve "madrilen" se sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës nga Santiago Bernabeu. I kam treguar trajnerit tim Ferguson se çfarë mendoj në këto momente dhe e kam kuptuar se për të dyja palët do të ishte më mirë që edhe vititn tjetër të jem pjesë e skuadrës– ka thënë Ronaldo.

Tani që beteja e transferimit më të përfolur të këtij afati kalimtar është fituar nga Manchester United, Sir Alex Ferguson dëshiron ta rregullojë reputacionin e dëmtuar të Ronaldos në Old Trafford. Ai kërkon nga tifozët që të kuptojnë këtë veprim të portugezit dhe ta përkrahin. Portugezi Ronaldo në nëntorin e vitit të kaluar nënshkruajti një kontratë pesëvjeçare me skuadrën nga Old Trafordi.
Shtuar më 08/08/2008, ora 02:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori