Kritikat e Mourinho? Bllof i vërtetë
Andres Iniesta e ka mbyllur këtë Euro 2012 jo vetëm me kupën në duar, por edhe me vlerësimin si futbollisti më i mirë i këtij turneu. Mesfushori spanjoll është gjithashtu një kandidat për fitimin e “Topit të Artë”, por ai nuk beson se do ta fitojë atë.

"Jam i lumtur për vlerësimet që kam marrë dhe për elozhet, por gjithsesi nuk besoj se "Topin e Artë" e meritoj më shumë sesa Lionel Messi. Mourinho na kritikoi? Edhe një herë tjetër deklaratat e tij ishin tepër të nxituara, sepse të na kritikosh pas një ndeshjeje kundër Italisë më duket një bllof i madh. Prandaj, të tilla deklaratave dhe mbi të gjitha atyre të Mourinho është më mirë që të mos u përgjigjem", deklaroi Andres Iniesta. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2012, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori