Kritikoi ashpër VAR-in, Koeman i shpëton dënimit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka shpëtuar dënimit pasi që ka kritikuar gjyqtarët në ndeshjen e klasikes ndaj Real Madrid në Camp Nou, në tetor.

Galaktikët fituan me rezultat 3-1 në atë ndeshje, dhe kontroverse ka qenë penaltia e akorduar pas një ndërhyrje të parregullt, sipas gjyqtarit, ndaj kapitenit të Madridit, Sergio Ramos.

Holandezi kishte kritikuar ashpër përdorimin e VAR-it për të fituar penalti, mirëpo prapë se prapë ai nuk u dënua me ndonjë gjobë financiare apo diçka të ngjashme.

Në anën tjetër, Xavier Vilajoana, tanimë ish-anëtar i bordit të Barcelonës ishte dënuar me një gjobë prej €1,803 pasi që kritikoi direkt gjyqtarin Martinez Munuera në akordimin e penaltisë.

Ky nuk është dënimi i vetëm të cilin Komiteti i Konkurrencës Spanjolle e dha dhënë. Edhe sulmuesi i Getafe, Cucho Hernandez, u dënua me 4 ndeshje mos lojë për kritikat e tij ndaj gjyqtarit Gil Manzano në ndeshjen kundër Granada.
Shtuar më 29/12/2020, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori