Kriza Balotelli, 62 ditë pa shënuar
Mario Balotelli, ky është një nga problemet më të mëdha te Milani. Por jo vetëm. Edhe në kombëtaren e Italisë e ndiejnë mungesën e tij. Sulmuesi ka disa javë që nuk po arrin të bëjë atë për të cilën futet në fushë, të shënojë gol. Një gjë e tillë u ndodh edhe lojtarëve më të mirë në botë: kujtojmë Lionel Messin që e vuajti diçka të tillë.

Për herë të fundit Super-Mario realizoi në takimin në shtëpi ndaj Napolit, 1-2, ku goli i tij qe ai i shpresës. Mirëpo në fund ai u tërbua, çka i kushtoi tri takime pezullim nga ana e gjykatësit sportiv. Që më 22 shtator ai nuk e ka gjetur rrugën e golit, kësisoj të shtunën e ardhshme në përballjen me Genoan ditët do të bëhen 62. Dhe duke bashkuar mungesat për shkak të dëmtimeve, mund të kuptohet se përse kuqezinjtë janë duke kaluar një moment të keq.

Që pas takimit me Napolin janë luajtur 8 ndeshje dhe janë fituar vetëm 9 pikë. Në Champions League, Super-Mario ka shënuar një gol të diskutuar me penallti ndaj Ajax brenda këtyre 62 ditëve. /albeu.com/



Shtuar më 20/11/2013, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori