Kriza e Dinamos, reagojne 18 herë kampionët e Shqipërisë
Dinamo prej vitesh nuk po arrin të ngrejë kokë për tu pozicionuar aty ku i takon, e për këtë shkak pak kohë më parë klubi u ble nga italiani Marco Pontrelli, shkruan Albeu.com.

Prej disa kohësh tifo grupi "Blu Boys" por edhe ambienti përreth presin që ekipi sa më shpejt të kalojë në duart e italianit.

Ditën e sotme 18 herë kampionët e Shqipërisë reaguan në rrjetin social Facebook duke u shprehur se shumë shpejt pritet revolucion në klub.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga shqetësimi dhe pikëpyetjet e shumta që kanë rrethuar ambjentin Dinamovit ditën e sotme, bëjmë me dije se nga mbrëmja e sotme, klubi është në duart e administratorit Marco Pontrelli!

Shumë shpejt pritet revolucion në klubin 18 herë kampion! /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2019, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori