Kriza e pandemisë nuk ndikon në çmimin e Koulibaly
Qendërmbrojtësi i Napoli, Kalidou Koulibaly, pritet të jetë përsëri një nga emrat më të përmendur në merkaton e verës.

Lojtari senegalez pëlqehet nga një numër i madh skuadrash, por këto skuadra shohin gjasat e zbehura pas fjalëve të drejtorit sportivNapoli, Cristiano Giuntoli.

"Ai është futbollist i shkëlqyer dhe klubi ka të drejtën të kërkojë çmimin që duan", ka thënë Giuntoli.

"Ata thonë se negociatat do të ndryshojnë, por kjo është vetëm një alibi. Nuk mendoj se koronavirusi do të zbresë çmimet e Koulibaly apo lojtarëve të tjerë", ka shtuar drejtori sportiv i Napoli.

Napoli kërkon së paku 120 milionë euro për kartonin e lojtarit që aktivizohet në qendrën e mbrojtjes.
Shtuar më 08/06/2020, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori