Kriza ekonomike, Barcelona po planifikon reduktime të tjera në paga
Barcelona janë duke bërë planet për të tjera reduktime në pagat e lojtarëve të skuadrës.

Situata ekonomike te skuadra e Barcelonës vazhdon të jetë e rëndë, sidomos pas pandemisë Covid-19.

Katalanët kanë negociuar një reduktim në paga me lojtarët, por duket se kjo nuk po del të jetë e mjaftueshme.

Sipas ‘SER Catalunya’, Barcelona janë me shpresën se mund të mbyllin negociata të suksesshme për një tjetër 30% reduktime.

Arritja e një marrëveshjeje me lojtarët shihet e vështirë.

Klubi po synon që në këmbim të reduktimit në paga, të jap kontratë më të gjata për lojtarët.
Shtuar më 15/10/2020, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori