Kriza ekonomike prek dhe Del Pieron, bashkëshortja e tij mbyll dyqanin e veshjeve (FOTO LAJM)

Kriza ekonomike nuk ka kursyer as ish-kapitenin e Juventusit, Alex Del Piero.


Nje dyqan i veshjeve në Torino në pronësi të ish-lojtarit të Juves dhe i menaxhuar nga bashkëshortja e tij Sonia, ka mbyllur dyert dhe "Indians", kompania që menaxhonte dyqanin ka lajmëruar likuidimin total të dyqanit pasi do të mbyllej se shpejti.

Dyqani i shtrirë në 120 metra katror ka qenë për shumë vite edhe një vend takimi për tifozët e Del Pieros dhe ishte pozicionuar në krah të lokalit ku çifti ishin njohur vite më parë.
Shtuar më 13/02/2019, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori