Kriza ekonomike te Barcelona ndryshon strategjinë e klubit, tenton lojtar me parametra zero
Duke marrë në konsideratë kontekstin aktual ekonomik dhe uljen e ndjeshme të të ardhurave, për shkak të pandemisë, sekretaria teknike e Barcelonës është e vetëdijshme që do të hasë kufizime mëdha ekonomike kur të hapet sërish merkatoja e futbollistëve, siç ka ndodhur me dritaren e verës, që u mbyllën më 5 tetor.

Prandaj, gjetja e lojtarëve që janë në vitin e fundit të kontratës duket një opsion shumë i leverdisshëm ekonomikisht. Dy emra të rëndësishëm përfundojnë kontratën e tyre në fund të sezonit aktual dhe nuk kanë rinovuar ende me klubet e tyre. Referenca është për David Alaban (28 vjeç) dhe Paul Pogbanë (27 vjeç). Mbrojtësi i Bayernit ka qenë në axhendën e Barçës në disa raste dhe tani nuk preferon të rinovojë me kampionët e Gjermanisë, në rast se për të shfaqet opsioni i nënshkrimit për "blaugranat" ose Real Madridin. Madje për polivalentin austriak ditët e fundit thuhet se ka interesim konkret edhe nga Juventusi.

Pogba, nga ana e tij, gjithashtu u ka interesuar katalanëve vite më parë. Agüero, Milik, Di María, Oriol Romeu, Juan Bernat ose Donnaruma, të tjerë emra të rëndësishëm, që janë në vitin e fundit të kontratës.
Shtuar më 13/10/2020, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori