Kriza financiare për shkak të koronavirusit prek dhe Gerard Piquen
Gerard Pique, në rolin e shefit të skuadrës Andorra, ka vendosur uljen e pagave për lojtarët e skuadrës së tij. Mbrojtësi i Barcelonës ka njoftuar lojtarët se do të ketë ulje pagash prej 45%.

Andorra ka buxhet prej 1.4 milionë eurosh dhe se është në krizë pas kolapsit që ka kapluar Spanjën nga koronavirusi.

"Jam krenarë për sjelljen dhe përgjigjen e futbollistëve. Ata e kanë kuptuar situatën dhe janë me skuadrën në këto ditë dramatike" ka thënë Pique.

Andorra garon në Segunda B, që njihet si Liga e Tretë e Spanjës.
Shtuar më 01/04/2020, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori