Kriza në mbrojtje, De Biasi "prenoton" një gjigant
Kastriot Dermaku pritet të jetë përforcimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e marsit ndaj Italisë dhe Bosnjë­ Hercegovinës. Kriza në prapavijën kuqezi, me mungesën për shkak pezullimi të Gjimshitit, apo mosaktivizimin dhe rënien e formës sportive të lojtarëve të tjerë, ka detyruar trajnerin e përfaqësueses që të kërkojë alternativa të reja të cilat si gjithmonë vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Dermaku është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në Lega Pro në Itali. Futbollisti, kartoni i të cilit i përket Empolit, ka shkëlqyer me Lukezen duke u kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e janarit pasi oferta për të u bënë nga pjesa më e madhe e klubeve të Serisë B. Por në fund, Lukeze vendosi të mbante 25­ vjeçarin me shpresën se mund ta ndihmojë këtë skuadër të luftojë për ngjitjen në Serinë B, raporton Panorama Sport.

De Biazi e ka monitoruar prej kohësh lojtarin, ndërsa mediat italiane raportojnë se tani ai po mendon ta afrojë në Kombëtare në muajin mars. Në rastin në fjalë, trajnerit të përfaqësueses nuk i është dashur të shkojë të ndjekë vazhdimisht nga afër futbollistin siç ka bërë shpesh me kandidatë të tjerë, pasi ka informacine të detajuara për të.
Shtuar më 27/02/2017, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori