Kriza nga koronavirusi, klubi i prish kontratën lojtarit shqiptar pasi nuk pranoi uljen e pagës
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Besir Demiri do të larohet nnga klubi i tij, për shkak të krizës financiare të COVID-19.

Mbrojtësi kuqezi që aktivizohet me ekipin sllovak të Zhlinës në një pronocimpër "Sportmania TV Shenja", zbuloi se klubi iu kishte kërkuar uljen e pagës me 70 % ndërkohë që këta nuk kanë pranuar, ndërkohë që më pas drejtuesit kanë dhënë urdhër që ata të largohen në datën 1 maj, duke dalë futbollistë të lirë.

"Më është thënë se gjysma e lojtarëve është e liruar nga klubi. Njëherë na është thënë që do ulim pagat në 70% dhe pasi nuk po pranonin disa lojtarë, për dëmin e madh, në ditët në vijim na ka ardhur urdhëri që në 1 maj do të largohemi. Ata lojtarë që nuk pranuan uljen e pagës do t’i marrin lekët e plota deri në 1 maj dhe do ikim.

Tani nuk është kohë e lehtë pasi flitet vetëm për pandeminë. E ardhmja? Kemi kohë ende dhe të shohim ofertat e tjera", tha Demiri.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe Emir Lenjanit iu dha i njëjti lajm nga presidenti i skuadrës së Sionit.

Lenjani u largua nga klubi zvicerian së bashku më 8 lojtarë të tjerë të ekipit, për shkak të krizës finaciare.
Shtuar më 05/04/2020, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori