Kriza nga koronavirusi, Reali me vendim zyrtar për uljen e pagave
Tashmë është zyrtare. Real Madridi ka publikuar një njoftim për uljen e pagave të futbollistëve dhe jo vetëm që shkon nga 10 deri 20 për qind. Kjo masë e marrë për shkak të krizës së Koronavirusit, prek lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të para të futbollit dhe basketbollit.

Në shënimin zyrtar, klubi mbretëror thekson se vendimi në fjalë, në marrëveshje midis kapitenëve dhe drejtuesve të njësisë, është marrë "vullnetarisht".

"Ky vendim, i miratuar nga lojtarët, trajnerët dhe punonjësit, shmang masat traumatike që mund të prekte pjesën tjetër të punëtorëve. Gjithashtu kontribuon në arritjen e objektivave ekonomike, për të zhvlerësuar në njëfarë mënyre ndikimin që do të ketë ulja e të ardhurave në këto muaj, si rezultat i pezullimit të garave dhe të paralizës së një pjese të madhe të aktiviteteve tregtare", shkruhet më të në njoftim.
Shtuar më 09/04/2020, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori