Kriza te Barça, Ancelotti: Nuk më kënaqin problemet e rivalëve
Në vigjilje të ndeshjes në Copa del Rey trajnerit të Real Madrid Carlo Ancelotti i është dashur t'i përjgigjej një pyetjes rreth kaosit ku është përfshirë Barcelona. Italiani mbështeti kolegun e tij Luis Enrique për lënien në stol të yjeve të skuadrës në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedad.

"Nuk e di cfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes te Brcelona, ndaj nuk mund të jap një opinion. Luis Enrique është personi që duhet të marrë vendime dhe nëse futbllistët e tij nuk kanë patur gjendjen e duhur fizike, mendoj se ka vepruar drejt. S'mund të kënaqem me problemet e rivalëve, mendoj vetëm për të zgjidhur problemet e skuadrës sime", është shprehur Ancelotti.

Italiani e pranon se humbja e Barcelonës në "Anoeta", e ka bërë më pak të dhimbshme disfatën e Realit në "Mestella" me Valencian. /albeu.com/


Shtuar më 06/01/2015, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori