Krizë financiare, futbollistët e Kukësit futen në bojkot
Kukësi po përballet me probleme para ndeshjes kundër Teutës.

Skuadra nuk ka dalë sot në seancën e radhës stërvitore për shkak të problemit të pagave.

Prej javësh situata te verilindorët “zien”, madje së fundmi ka pasur edhe largime nga skuadra, pikërisht mbrojtësi kosovar, Sadik Vitija.

Situata nuk është aspak e mirë, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i drejtuesve të klubit. “Panorama Sport” mëson se lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarësisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Te Kukësi aktivizohen disa lojtarë nga Kosova.
Shtuar më 19/11/2020, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori