Kroatët, serbët dhe grekët nesër "luftë" në Champions League
Ndeshja që do të luhet në Champions League mes Olimpiakosit dhe Dinamo Zagrebit pritet të jetë me tensione. Sipas mediave greke, shumë huliganë të Dinamo Zagrebit kanë udhëtuar në Athinë për të parë këtë ndeshje, raporton Albeu.

Por tensionet pritet të jenë të mëdha pasi shumë tifozë të Crvena Zvezdës pritet të bashkohen me ato të Olimpiakosit.

Mediat greke parashikojnë se mund të ketë dhunë ndërmjet tri tifozerive duke llogaritur se bëhet fjalë për tifozeri të njohura në Evropë për dhunë. Policia greke ka marrë masat për çdo dhunë të mundshme, por thuhet se situata megjithatë pritet të degjenerojë në dhunë të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori