Kroos bën deklaratë të papritur për Realin
Pëlqej
Situata te skuadra e Real Madrid nuk është aspak e qetë pasi madrilenët kanë dështuar të fitojnë në katër ndeshjet e fundit e mbi të gjitha nuk e kanë gjetur rugën e rrjetës në asnjë prej tyre.

Në lidhje me situatën e krijuar te kampionët në fuqi të Europës, është prononcuar së fundmi mesfushori Toni Kroos. Në fjalën e tij ai tha se nuk ndihet aspak i shqetësuar për këtë situatë pasi janë gjëra që ndodhin.

“Ne e kemi demonstruar që mund të bëjmë më të mirën, gjithmonë ka pasur faza të tilla. Nuk jam i brengosur. Është një sfidë për ne që ta ndryshojmë këtë situatë”, tha Toni Kroos. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori