Kroos bisedon me Guardiolën, "çmenden" madrilenët (VIDEO)
Një moment bisede mes Kroos dhe Guardiolas pas ndeshjes në "Santiago Bernabeu" ka "çmendur" madrilenët.

Kamerat në fakt kanë kapur një moment kur Pep Guardiola ishte duke folur me mesfushorin e madrilenëve, Toni Kroosin.

Mediat spanjolle janë çmendur nga ky episod, pasi mesfushori gjerman nuk luajti dhe qëndroi në stol për “zgjedhje teknike”, sipas trajnerit Zinedine Zidane.

Kroos ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, por asnjëherë nuk ka fshehur vlerësimin e tij për trajnerin spanjoll me të cilin ka punuar te Bayern Munich.

Kross është një nga lojtarët kryesor të Real Madridit në vitet e fundit.
Shtuar më 27/02/2020, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori