"Kroos dhe James titullar, Cristiano Ok" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Carlo Ancelotti konfirmoi në sallën e konferencave të shtypit, në vigjilje të finales së Superkupës së Europës se blerjet e kësaj vere Tony Kroos dhe James Rodriguez do të luajnë si titullarë në Cardiff përballë Sevillas.

"Toni Kroos ka vetëm 5 ditë që po punon, por është mirë dhe do të luajë , ashtu si dhe James Rodriguez. James është një futbollist shumë i mirë, me cilësi fantastike, dhe fizikisht është shumë mirë. Jam shumë i kënaqur me këtë blerje. Për sa i përket Kroos na ndihmon shumë me aftësinë e tij taktike për tu pozicionuar në fushë", është shprehur italiani.

Ancelotti është i bindur se ekipi i tij vjen në formë të mirë në finalen e Superkupës, pavarësisht lojtarëve që kanë mbërritur me vonesë, ndërsa vlersoi formën fizike të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.


"Cristiano ka bërë gjithçka ishte e nevojshme për të qenë në maksimum në këtë ndeshje dhe nuk ka asnjë problem. Për Bale jam i sigurt se këtë sezon do të jetë një futbollist më i mirë, pasi ka kryer një fazë parasezonale perfekte", tha Ancelotti.


Me grumbullimin e Di Marias për këtë ndeshje, Ancelotti deshi të japë një shembull se ajo cfarë ndodh në merkato, mbetet jashtë dhomave të zhveshjes të Realit, ndërsa foli edhe për debatin mbi portierin.

"Sot për sot nuk e di nëse gjatë sezonit do të luajnë të dy portierët, varet nga konkurrenca pao pozicioni, ose edhe nëse e di nuk e them. E vetmja gjë e sigurt është se ndaj Sevillas do të luajë Casillas", përfundoi Carlo Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori