Kroos: Duhet të mësohemi të luajmë pa Ronaldon
Toni Kroos ka thënë se Real Madridi ka ndryshuar pasi është larguar Cristiano Ronaldo dhe ka shtuar se skuadra duhet të jetë e suksesshme edhe pa yllin portugez.

“Natyrisht ka ndryshuar pak situata, por mendoj së kjo është ajo çfarë dëshiroj klubi me këtë vendim”, tha gjermani pas fitores kundër Plzen,.

“Ne filluam mirë sezonin dhe patëm disa ndeshje ku shënuan tri apo katër gola dhe askujt nuk i mungonte Ronaldo”.

“Nuk ka kuptim për të folur për lojtarë që nuk janë këtu. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndoshta më i rëndësishmi në histori. Por, ai nuk na ndihmon neve tani. Duhet të mësohemi të luajmë pa të, kjo është mënyra e vetme për të treguar sa të mirë jemi”, përfundoi Kroos. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori