Kroos e pranon: Bayern ishte më i mirë se ne, por ne ishim më efektiv
Bayerni luajti si një eip më i mirë, por Reali pas 180 minutave është ai që merr biletën e parë për në finalen e Kievit. Pas ndeshjes ish-lojtari bavarez, Toni Kroos shpjegoi dhe arsyen se pse Bayerni edhe me volum të lojës më të mirë nuk arriti të kualifikohej.

"Ndoshta ne nuk ishim skuadra më e mirë, por ne ishim më të efektshëm," shpjegoi Kroos në intervistën e tij pas ndeshjes.

"Ata prodhuan një futboll të madh dhe krijuan shumë shanse, madje më shumë se javën e kaluar" tha gjermani, përcjell Albeu.com.

"Jemi të kënaqur, e dinim se nuk do të ishte e lehtë të kualifikohemi për në finale", ka pranuar ai. "Jemi përsëri në finale, Bayern ka luajtur shumë mirë në të dy ndeshjet, por jemi ne në finale. Ne e meritojmë këtë, ne kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit".

"Është e rëndësishme të besojmë në veten tonë. Ne e dimë se mund të shënojmë në çdo rast të dhënë. Në këto dy ndeshje, ne treguam sa të efektshëm jemi." përfundoi gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori