Kroos e pranon: Kishim fat që fituam
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos këmbëngul se skuadra e tij bëri më së shumti momenterëndësishme' dhe pranon se ka pasur pak fat në fitoren ndaj Bayern Munich.

"Ata kishin më shumë mundësi sesa ne, por është normale që nëse luani në gjysmëfinale të Champions Leagues do vuani," tha Kroos për BT Sport.

"Ata zgjodhën një formacion shumë ofensiz dhe na vunë nën presion nga minuta e parë, gjë që ne prisnim, por është e vërtetë që mund të kemi luajtur më mirë.

"Ne nuk e mbajtëm dot posedimin e topit aq mirë sa për të ushtruar kontrollin që ne dëshironim në lojë, por në fund ne patëm për të shënuar dhe kemi një rezultat të mirë në Madrid.

"Ne bëmë më së shumti momenterëndësishme brenda lojës dhe kemi punuar shumë, kemi shumë dhe kemi pasur pak fat që na nevojitet.

"Goli i Marcelos erdhi në një moment të mrekullueshëm për ne dhe na lejoi që të fillojmë pjesën e dytë më të fortë se sa në fillim", përfundoi kroos. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori