Kroos harron shpejt: Reali më i mirë se Bayerni
Pëlqej
Nga Bayern Munchen te Real Madrid, gjithçka e ndodhur pas fitimit të Botërorit, gjëra të mëdha kanë ndodhur në jetën e Toni Kroos brenda pak muajve dhe tani futbollisti i kombëtares gjermane që braktisi kampionët e Gjermanisë për "Los Blancos" nuk ngurron ta thotë haptaz se në gjykimin e tij Reali është klubi më i mirë i planetit.

"Po flasim për dy skuadrat më të mëdha të botës, por besoj se në nivel global Real Madrid është një hap më para. Kur kujtoj prezeantimin tim në "Bernabeu" me 20 mijë tifozë në stadium edhe pse nuk kisha luajtur asnjë sekondë mendoj se diçka e tillë është e paimagjinueshme në Gjermani. Në Spanjë mentaliteti i tifozëve është më emocional", është shprehur Toni Kroos.

Toni Kroos ruan vetëm fjalë të mira për Pep Guardiolën duke sqaruar se trajneri spanjolli nuk kishte të bënte fare me largimin e tij nga Bayerni.

"Guardiola perfeksionoi lojën time. Largimi im nga Bayerni nuk kishte të bënte fare me të. Të dy e kuptojmë futbollin në të njëjtën mënyrë. Ai e bëri lojën time më të mirë dhe më përmirësoi si futbollist", vijoi Kroos.

Toni Kroos te Reali dhe Xabi Alonso te Bayerni duket si një rrokadë e vërtetë shahu por për futbollistin gjerman gjithçka erdhi në mënyrë spontane.

"Bayerni nuk e kishte planifikuar blerjen e time. Ishte një përgjigje ndaj nevojës së diktuar nga vetë puna. Bayerni kishte shumë lojtarë të dëmtuar. Nuk shikoj asnjë lidhje me largimin tim në Madrid", përfundon mesfushori gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori