Kroos ka një përgjigje epike kur pyet nëse dëshrion që Mbappe ti bashkohet Realit
Reali po përgatitet për ndyshime të rëndësishme gjatë afatit kalimtarverës dhe një objektivat është edhe francezi Kylian Mbappe i cili ka lënë të kuptohet se mund të kërkojë një aventurë të re në karrierën e tij.

Mesfushori gjerman i Realit, Toni Kroos u pyet nëse do të dëshironte që francezi t’Ii bashkohej atij në Real Madrid.

Përgjigja e mesfushorit ishte majft komike.

Kroos tregoi se është tifoz i madh i francezit, por personalisht nuk mund ta përballojë cmimin e lartë të tij.

Mesfushori gjerman e vazhdoi sot kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe foli në një konferencë për media, përfshirë edhe për Mbappen.

"Më pëlqen ai si lojtar, ama këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua. Kam kontratë të mirë ama nuk ma përballon xhepi atë", tha Kroos i pyetur për Mbappen gjatë konferencës për media pas nënshkrimit të kontratës.

"Unë nuk mund ta blej atë", tha ai me shaka.

Ai u pyet edhe për afatin kalimtarverës në përgjithësi.

"Nuk e di sa ndryshime do të bëhen. Thjesht mund të them se për të ardhmen tim nuk kam pasur asnjë dyshim. Gjithmonë kam dashur të vazhdoj me Real Madridin", shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori