Kroos kalon tek Real Madrid për 30 mln Euro
Tony Kroos është përfundimisht një lojtar i Realit të Madridit. Futbolisti ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Realin, nga e cila do të përfitojë 6 milion Euro neto në sezon, pa përfshirë bonuset.

Palët ranë dakort për transferimin për shumën e 30 milion Eurove, 5 milion më shumë seç ishte folur në ditët e shkuara.
Prej kohësh Kroos ishte në konflikt me drejtuesit e Bayernit lidhur me pagën e tij. Prezantimi i tij me fanellën e Realit do të bëhet sot në orën 17:00 dhe do të jetë prezantimi i parë, në të cilin nuk do të jetë i pranishëm Alfredo Di Stefano. /albeu.con/
Shtuar më 17/07/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori