Kroos: Nuk kemi arritur marrëveshje me Bayernin
Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka nxitur edhe më shumë spekulime rreth të ardhmes së tij duke thënë se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun.
24-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2015, ndërsa Manchester Unitedi është shumë i interesuar për transferimin e tij.

“Shumëçka është shkruar, sidomos në ditët e fundit, për të ardhmen time sportive. Mirëpo, nuk duhet të besoni gjithçka që shkruhet nëpër disa gazeta”.

“Është fakt se unë jam shumë i lumtur të luaj për Bayernin dhe pozita ime në skuadër është shumë e mirë. Po ashtu, është fakt se nuk kemi arritur marrëveshje për kontratën e re”.

“Meqë ajo është valide deri në vitin 2015, nuk është problem i madh, do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka shkruar Kroos në Facebook.
Shtuar më 06/02/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori