Kroos vazhdon të tregohet një snajper i vërtetë për pasime
Toni Kroos po vazhdon të thyej të gjitha ligjet e saktësisë së pasimeve në futboll por gjithashtu po çmend analistët futbollistik me statistikat e tij të jashtëzakonshme nga çdo ndeshje.

Kroos luajti plotë 90 minuta të hënën në fitoren 6-0 të kombëtares së tij Gjermane ndaj Norvegjisë.

Snajperi gjerman gjatë kësaj ndeshje tentoi 133 pasime dhe arriti të kompletoj 129 prej tyre me një saktësi prej 97 % që është një rekord i pakapshëm nga një futbollist tjetër, përcjell Albeu.com.

Gjithashtu lojtari Madrilen nga këto pasime arriti të kompletoj me sukses 21 pasime të gjata, 2 krosime dhe 2 pasime kyçe.

Këto shifra edhe njëherë e dëshmojnë kualitetin e madh të Toni Kroos dhe arsyen se pse ai është njëri nga mesfushorët aktual më të mirë në botë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori