Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Kroos zbulon klubin ku dëshiron të pensionohet nga futbolli
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros, shprehu hapur dëshirën për të mbyllur karrierën në klubin spanjoll.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampioneve me Borusia Moencheglabah, mesfushori veteran gjerman theksoi se dëshiron të fitojë akoma trofe me “Los Blancos” dhe ndihet mëse i lumtur në kryeqytetin e Spanjës.

"Më pëlqen gjithmonë kur kthehem në Gjermani, sepse është vendi im, gjuha ime dhe gjithçka vjen prej këtej. Por, e kam thënë gjithmonë se kënaqem shumë në Madrid dhe më pëlqen jeta atje. Gjatë 6 viteve të fundit, kam marrë shumë oferta, por ndihem si në shtëpi në Madrid dhe ideja ime është ta mbyll karrierën këtu", deklaroi Toni Kros.

Shtuar më 27/10/2020, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori