Mesfushori i Real Madrid, Isco, u rikthye si titullar në sfidën e djeshme kundër Valencias.
Pritshmëritë ishin të mëdha për fantazistin, por ai ishte larg lojës që ne jemi mësuar ta shikojmë atë.
Tifozët madrilenë nuk mund ta përballonin humbjen 4-1 dhe paraqitjen e
dobët të
Iscos dhe kërkuan shpjegime nga bashkëshortja e
lojtarit, Sara Salamo.
Në drejtim të saj kanë ardhur me mijëra mesazh pas përfundimit të ndeshjes, ku më së shumti ishin akuza të tifozëve për formën e
dobët të
lojtarit.
Bukuroshja vendosi të zgjidhte disa nga mesazhet e ardhura dhe reagoi në “
Twitter”.
“Nuk ka seksizëm në Spanjë”, shkruan ajo me ironi krahas mesazheve. “K*rvë, kurrë nuk do të të ta fal këtë që i kë bërë
Iscos”; “Isco është kështu prej teje”;”Ti e ke çuar Iscon në këtë formë”, janë komentet që ka zgjedhur ajo.
twitter-tweet">En España no hay machismo.🙄 https://t.co/PSmjlJWUMJ">pic.twitter.com/PSmjlJWUMJ
— Sara Sálamo (@SaraSalamo) https://twitter.com/SaraSalamo/status/1325556419958087681?ref_src=twsrc%5Etfw">November 8, 2020
Shtuar më 09/11/2020,
ora 17:55