Kryeministri i Francës "dëbon" Benzeman nga Kombëtarja
Kryeministri i Francës, Manuel Valls e ka dhënë paralajmërimin e parë për largimin e Benzemas nga Kombëtarja e Francës. Valls ka thënë se Francës i duhen shembujt e mirë dhe jo ata që nuk janë frymëzim i mir4ë për fëmijët.

"Një sportist i madh duhet të jetë shembullor. Fëmijët në lagjet tona rriten duke u identifikuar me sportistë të mëdhenj. Nëse një sportist nuk është shembull, ai nuk ka vend te Franca.

Nëse një ministër nuk është shembull për të mirë, ai nuk ka vend në qeverinë e Francës, nëse një futbollist është i papërgjegjshëm, ai nuk duhet ta veshë fanellën e Francës" ka thënë Valls.=
Shtuar më 01/12/2015, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori