Kryeministri i Francës: Do jemi gati për "Euro 2016"
Pëlqej
"Duam që populli francez të ndihet krenar për vendin e tyre". Këto kanë qenë fjalët e kryeministrit Manuel Valls, teksa ka publikuar një raport pozitiv sa i përket përgatitjeve të Francës në lidhje me Europianin e vitit 2016.

Pas një takimi me disa ministra për të vlerësuar progresin e përgatitjeve në 10 qytete pritëse, kryeministri Valls ndoqi edhe miqësoren e Francës ndaj Spanjës në "Stade de France", ditën e enjte.

"Gjërat janë duke ecur pa probleme në lidhje me 10 qytetet dhe 10 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij turneu të jashtëzakonshëm. Ne jemi vendi organizator, kështu që do të duhet të përgjigjemi për sigurinë, udhëtimin dhe akomodimin", u shpreh Valls.

Kryeministri francez është i kënaqur dhe i bindur se çfarë do të thotë Euro 2016 për Francës, ndaj dhe komentoi: "Për herë të parë, duam ta bëjmë këtë event sa më popullor, për të rinjtë dhe për këdo që do të vijë këtu te ne. Duam që populli francez të ndihet krenar për organizimin e një eventi të tillë, krenar për kombëtaren tyre, krenar për UEFA-n dhe për të gjithë ata që ndihmuan që ky Europian të zhvillohet këtu: duke nisur nga Federata franceze e Futbollit, qeveria, qytetet pritëse. Do të jemi gati në kohë për Europianin". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori