Kryeministri i Portugalisë i del në mbrojtje Ronaldos
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa i ka dalë në mbrojtje yllit Cristiano Ronaldo. Ronaldo është akuzuar për përdhunimin e Kathryn Mayorga në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa ku ka thënë se Ronaldo është një profesionit i madh dhe nuk e bën diçka të tillë.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se një person është i pafajshëm deri në përfundim të hetimit. Nuk mjafton të akuzohesh për diçka, që të jesh fajtor për të.

Dhe nëse ne kemi dëshmi për diçka është se ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, një sportist i jashtëzakonshëm, një futbollist i jashtëzakonshëm dhe dikush që i ka dhënë nder dhe prestigj Portugalisë.

Dhe natyrisht, ne të gjithë urojmë që asgjë të mos e dëmtojë këtë rekord të Ronaldos. Kështu që, për ta gjykuar si të vërtetë diçka që është vetëm akuzë, më falni, por nuk mjafton vetëm një padi publike, së cilës iu nevojitën kaq shumë vite për t’u ndërtuar”, tha Kryeministri i Portugalisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori