Kryen kontrollet mjekësore, zbulohet sa do të mungojë Sadio Mane (VIDEO)
Sadio Mane është dëmtuar në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Wolves.

Sulmuesi senegalez ditën e sotme bëri një skaner për të kuptuar se sa është shkalla e dëmtimit të tij. Lojtari ishte i shoqëruar vetëm nga një shok dhe shoferi i tij kur iu nënshtrua kontrollit të rreptë mjekësore.

Sulmuesi kryesor dukej i qeshur dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim të keq. Ai nuk do të luajë në ndeshjen e FA Cup ndaj Shrewsbury Toën, por me shumë mundësi do të kthehet në fushë ndaj West Ham-it në Premier League.

Mane përjetoi një kontraktim muskulor dhe duket se nuk do t'i japë shumë probleme për tu rikthyer më 29 janar.
Shtuar më 24/01/2020, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori