Kryeson Dybala, Ronaldo mungon në listën e më të mirëve të sezonit 2019/20 në Serie A
Paulo Dybala është shpallur MVP i sezonit 2019/20 në Serie A, pasi këta të fundit publikuan listën e plotë.

“Paraqitjet dhe statistikat janë marrë zyrtarisht nga të mbledhurat e njerëzve tanë se kush ishte më në formë në këtë edicion”, ka thënë drejtori gjeneral i Serie A, Luigi de Sivero.

“Ne arritëm që të zgjedhim më të mirët e ligës tonë edhe pse ishte një vit tejet i vështirë në futboll”.

“Me shumë vështirësi arritëm që të gjejmë më të mirë, pasi nga ndërpreja e futbollit nga koronaviruis, as për ne nuk ka qenë e lehtë që të përcaktojmë një gjë të tillë”, ka thënë më tej ai.

Lojtarët më të mirë në Serie A për edicionin 2019/20:

MVP – Lojtari i sezonit: Paulo Dybala (Juventus)

Lojtari i ri i sezonit: Dejan Kulusevski (Parma)

Sulmuesi më i mirë i sezonit: Ciro Immobile (Lazio)

Mesfushori më i mirë i sezonit: Alejandro Gomez (Atalanta)

Mbrojtësi më i mirë i sezonit: Stefan de Vrij (Inter)

Portieri më i mirë i sezonit : Wojciech Szczesny (Juventus).
Shtuar më 04/08/2020, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori