Kryeson Premier League, këto janë skuadrat që përfitojnë më shumë nga të drejtat televizive (FOTO LAJM)

Pëlqej
Premier League është një ndër ligat më të forta dhe që përfiton më shumë nga të drejtat televizive, duke lënë mbrapa ligat tjera të mëdha si La Liga dhe Serie A.

Kampionati anglez në vitin 2016 kishte përfituar 2.7 miliardë euro nga të drejtat televizive, të cilat u janë shpërndarë të 20-të klubeve, shkruan Albeu.com.

Kjo shifër është shumë më e lartë se sa përfitojnë skuadrat e La Ligas spanjolle dhe Serie A.

Manchester United përfiton më shumë së shumti, 146 milionë euro, e ndjekur nga Real Madrid dhe Barcelona me 145 milionë euro.

Liga angleze prinë bindshëm me klube në top 20-shen e publikuar sot nga UEFA, me gjithsej 16 klube, Ndërsa La Liga ka dy Real Madrid e Barcelona, ndërsa Serie A përfaqësohet nga Juventus e Inter.

Këto të drejta televizive janë të vlefshme për vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori