Kryetari i Bergamos është i bindur se ndeshja e parë e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, e luajtur mes Atalantës dhe Valencias në ‘San Siro’ më 19
shkurt, shkaktoi një përhapje masive të Koronavirusit në
Itali dhe Spanjë.
“Ajo ndeshje ishte një bombë
biologjike që shpërtheu në
stadium dhe tani po vret qytetin tonë”, ka deklaruar Giorgio Gori.
“Ne nuk dinim akoma se çfarë po ndodhte, sepse ndeshja ishte më 19
shkurt dhe pacienti i parë në
Itali u regjistrua katër ditë më vonë, në Lombardi. Kjo do të thotë se virusi tashmë ka qarkulluar dhe 40 mijë njerëz ishin në
stadium atë natë”.
Shtuar më 25/03/2020,
ora 17:13